Sport

Shpendi nuk ndalet, shënon golin e rradhës dhe kryeson klasifikimin! - VIDEO

Sulmuesi shqiptar ia doli pasi fillimisht penalltia e tij u prit nga portieri i Frosinones.

1 Dhjetor 2024, 22:56 Nga DOSJA
Shpendi nuk ndalet, shënon golin e rradhës dhe kryeson klasifikimin! -

ITALI - Kristian Shpendi ka shënuar golin e radhës në Serie B. Sulmuesi shqiptar ia doli pasi fillimisht penalltia e tij u prit nga portieri i Frosinones.

Në goditjen e dytë nuk mund të gabonte duke dërguar shifrat në barazim 1-1. Ishte minuta e 37-të, kur Shpendi shënoi golin e dhjetë në Serie B. Duhet thënë se 21-vjeçari tashmë ka shënuar në katër ndeshje radhazi të kampionatit dhe kryeson renditjen e golashënuesve.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll