Sport

Gjesti i Guardiolës si kundërpërgjigje për tifozët e Liverpool-it është vërtetë i rrallë! – FOTO

Manchester City nuk po arrin të rikthehet në rrugën e sukseseve, teksa forma e tyre e dobët vazhdoi edhe këtë fundjavë pas humbjes ndaj rivalit të drejtpërdrejtë të këtij sezoni, Liverpoolit.

1 Dhjetor 2024, 23:09 Nga DOSJA
Gjesti i Guardiolës si kundërpërgjigje për tifozët e

ANGLI - ‘Qytetarët’ u mundën me rezultat 2-0 në transfertë ndaj Liverpoolit duke mbetur kështu 11 pikë mbrapa tyre në garën për titull.

Pothuajse gjatë gjithë ndeshjes ishin vendasit ata të cilën dominuan në fushë, duke mos lejuar ekipin e Guardiolas që të rrezikojë portën e tyre. Entuziazmi ishte shumë i madh për tifozët e Liverpoolit, sa që ata filluan të bëjnë shaka me teknikun spanjoll duke kënduar ‘Do të shkarkohesh në mëngjes’ pak para përfundimit të sfidës.

Kjo duket se i ka penguar Guardiolës i cili iu kundërpërgjigj atyre duke ngritur gjashtë gishta që simbolizojnë numrin e trofeve të Ligës Premier që ka fituar në Angli.

Man City do të ketë mundësinë që të rikthehet tek rezultatet pozitive të mërkurën ku do të presin në ‘Etihad Stadium’ skuadrën e Nottingham Forest. Dallimi mes Liverpoolit dhe Man Cityt në tabelë është tashmë 11 pikë dhe do të jetë tejet e vështirë për Guardiolën dhe ekipin e tij që ta zbusin këtë diferencë kaq të madhe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll