Sport

Vertappen nuk ndalet, regjistroi fitoren e nëntë sezonale! - VIDEO

Max Verstappen ka fituar në mënyrë të përsosur Çmimin e Madh të Katarit, fitorja e tij e nëntë në 2024 dhe e 63-ta në karrierën e tij.

1 Dhjetor 2024, 23:15 Nga DOSJA
Vertappen nuk ndalet, regjistroi fitoren e nëntë sezonale! - VIDEO

KATAR - Ishte një garë e pabesueshme, plot incidente, prekje, makina sigurie dhe mbi të gjitha dënime… Më vendimtari ishte momenti i Lando Norrisit i cili u dënua për 10 sekonda.

I dyti përfundoi Charles Leclerc, ndërsa podiumin e kompletoi Oscar Piastri. Ndërkohë, diferenca e McLarenit me Ferrarin në klasifikimin për Konstruktorë, ngushtohet në 21 pikë.

McLaren iu afrua kampionatit në një moment të garës, kur ishte i dyti dhe i treti me Norris dhe Piastri, por ndëshkimi ndaj anglezit dhe kalimi i Leclerc ndaj australianit e ndryshoi plotësisht situatën. McLaren ka 640 pikë, kurse Ferrari ka 619 pikë, ku gjithçka do të vendoset në garën e fundit, pasi në lojë janë edhe 44 pikë.

Ndërkohë Max Verstappen më 24 nëntor e festoi titullin e katërt të kampionit në Formula 1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll