Sport

Skënderbeu e gjen menjëherë zëvendësuesin e Gvozdenoviçit…

Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se zyrtarizimi do të bëhet së shpejti pasi Java e 16-të e Abissnet Superiore luhet në mesjavë.

1 Dhjetor 2024, 23:18 Nga DOSJA
Skënderbeu e gjen menjëherë zëvendësuesin e

TIRANE - Pas largimit të Ivan Gvozdenoviç skuadra e Skënderbeut nuk ka humbur kohë për të gjetur pasardhësin. Mësohet se në orët e fundit klubi korçar ka kontaktuar me Ernest Gjokën duke arritur edhe një akord.

Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se zyrtarizimi do të bëhet së shpejti, pasi java e 16-të e Abissnet Superiore luhet në mesjavë. Skënderbeu zbret në fushë të enjten ku do të përballet me ekipin e Tiranës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll