29 Nëntor 2024, 12:17
Nga I/A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e presidentes, Vjosa Osmani, e cila në fjalimin e saj vjetor në Kuvend ndër të tjera tha se nuk mund të luhet bixhoz me partnerët ndërkombëtarë. Kurti është përgjigjur se gjithmonë ka qenë në komunikim edhe me presidenten sa i përket politikës së jashtme.
“Unë vazhdimisht kam qenë në komunikim, bashkërendim me presidenten Osmani, kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren Gërvalla sa i përket politikes së jashtme. Të arriturat i kemi të përbashkëta dhe kësisoj duhet të vazhdohet. Të gjitha vështirësitë, sfidat nuk ka të tilla që nuk i tejkalojmë. Besoj që kurrë nuk ka qenë veriu më i sigurt se tani”, ka thënë ai nga Podujeva të premten ku u vu gurthemeli i tri projekteve.
Osmani ka kërkuar më shumë punë dhe angazhim për t’i ruajtur aleancat me partnerët, në fjalimin më 21 nëntor. Fjalimin e saj e bojkotuan deputetët e PDK-së e AAK-së, me arsyetimin se Osmani si presidente nuk e luajti rolin që i përket
“Asnjë popull nuk ia ka dalë vetëm dhe asnjë shtet nuk ka sukses në izolim. Rëndësia dhe forcimi i aleancave është i paçmueshëm. Dobësimi i aleancave është gabimi strategjik. Aleanca me ata që na ndihmuan ta kemi shtetin nuk është nënshtrim e as shantazhim. Besoj që forca më e madhe e jonë qëndron te partneritetet. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me to e cenon vetëmbrojtjen e Republikës sonë. Nuk i kam kuptuar as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre, as keqpërdorimet e emrave të tyre për të fituar pushtet, as njëra e as tjetra nuk i bën nder Kosovës. Duhet shumë punë dhe angazhim për t’i ruajtur aleancat me partnerët”, pati thënë ajo.
albin kurti vjosa osmani
Politike
29 Nëntor 2024, 11:54
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar së fundmi në lidhje me sulmin e regjistruar pak pas mesnatë në k...
Politike
29 Nëntor 2024, 11:38
N.F
Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit me granata dore të...
Politike
29 Nëntor 2024, 10:26
M.B
Moment nga videoja
TIRANA- Shqipëria përkujton sot 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane. N&eu...
Politike
29 Nëntor 2024, 10:29
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka ...
Politike
29 Nëntor 2024, 10:11
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 80-vjetorin e Çliri...
Politike
29 Nëntor 2024, 09:37
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë bërë nderime sot në varrezat e Dës...
Politike
29 Nëntor 2024, 09:03
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka uruar shqiptarët në 8-vjetorin e çlirimit të vendit. Me anë t&...
Politike
29 Nëntor 2024, 08:40
N.F
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka t...
Politike
29 Nëntor 2024, 08:20
M.B
Monumenti Nëna Shqipëri
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm shqiptarët në ditën e 80-vjetorit...
Politike
28 Nëntor 2024, 21:42
N.F
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde së fundmi në një inter...