Politike

"Garda tentoi të na pengonte!" 80-vjetori i Çlirimit/ PL nderime në varrezat e Dëshmorëve, Blushi: Përpjekje për të privatizuar edhe datën e shënuar

Sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi tha për mediat se në nisje të ceremonisë patën një përplasje me anëtarët e Gardës, që, sipas tij, kishin marrë urdhër për të penguar përfaqësuesit e kësaj force politike.

29 Nëntor 2024, 09:37 Nga M.B

 

"Garda tentoi të na pengonte!" 80-vjetori i Çlirimit/ PL
Tedi Blushi

TIRANA- Përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë bërë nderime sot në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në kuadër përkujtimt të 80-vjetorit të Çlirimit të vendit. Sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi tha për mediat se në nisje të ceremonisë patën një përplasje me anëtarët e Gardës, që, sipas tij, kishin marrë urdhër për të penguar përfaqësuesit e kësaj force politike. Ai shtoi se kjo përpjekje tregon një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të privatizuar edhe këtë datë historike.

“Në nisje të ceremonisë patëm një përplasje me anëtarët e Gardës, që kishin marrë urdhër për të penguar përfaqësuesit e PL për të nderuar datën e shënuar, përpjekje kjo që tregon një tentativë të Ramës për të privatizuar edhe këtë datë historike e ndoshta për të dhënë me koncesion edhe Varrezat e Dëshmorëve. Megjithatë ne e kryem këtë ceremoni sepse askush nuk mund të na ndalojë të nderojmë gjakun e dëshmorëve”, tha Blushi.

tedi blushi

Sondazh

Poll