Politike

FOTO/ 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

 Homazhe ka kryer edhe presidenti Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

29 Nëntor 2024, 10:11 Nga M.B
FOTO/ 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Rama homazhe
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Homazhe ka kryer edhe presidenti Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor, dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.

 

edi rama

Sondazh

Poll