Politike

Përgatitjet për zgjedhjet në Kosovë, Rohde: I kam paralajmëruar liderët e vendit se ekzistojnë kufizime për fushatat zgjedhore në Gjermani

Ai shtoi se një nga elementet e kësaj rregulloreje është që parimisht nuk duhet të ketë fushata zgjedhore të huaja në territorin gjerman tre muaj para datës së zgjedhjeve. Rohde shtoi se kjo ndodh sepse nuk duan të theksojnë se në Gjermani ka tre millionë pjesëtarë të pakicës turke teksa tha më tej se kjo është fushatë përqarëse.

29 Nëntor 2024, 08:40 Nga N.F
Përgatitjet për zgjedhjet në Kosovë, Rohde: I kam
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka theksuar se ua ka bërë të qartë liderëve të partive politike në Kosovë se ekzistojnë kufizime në Gjermani sa i përket fushatave zgjedhore nga të huajt.

Rohde ka bërë me dije se autoritetet gjermane nuk lejojnë zhvillimin e aktiviteteve të fushatës politike në territorin gjerman, nëse ato mbahen brenda periudhës prej më pak se tre muajve nga data e zgjedhjeve në vendin përkatës. Ai tha se ky ishte një ishte një rikujtim miqësor sepse jo të gjithë ishin në dijeni për të, edhe pse kjo rregullore iu është përcjellur të gjitha ambasadave në vitin 2022.

“Siç iu kam thënë edhe (liderëve të) partive politike, ne e kemi një rregullore të miratuar para disa vjetësh, sipas të cilës ekzistojnë disa kufizime për fushatat për zgjedhje të huaja. Një nga elementet e kësaj rregulloreje është që parimisht nuk duhet të ketë fushata zgjedhore të huaja në territorin gjerman tre muaj para datës së zgjedhjeve. Kjo sepse nuk duam që… të themi… ne kemi tre millionë pjesëtarë të pakicës turke atje dhe e dini… ka fushata shumë përqarëse. Pra ato mund të mbahen në vendet tuaja, prandaj ekziston kjo rregullore. Mund sigurisht të organizohen ngjarje, por jo shumë afër zgjedhjeve.," tha Rohde.

Sipas mediave në Kosovë, deklarata e ambasadorit gjerman vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të rregullave dhe procedurave për aktivitetet politike që mund të zhvillohen jashtë vendit. Rohde si shembull, për rikujtim ka marrë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, që do të mbahen më 9 shkurt.

jorn rohde kosova serbe

Sondazh

Poll