Politike

80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë/ Meta: Të rinjtë kanë një detyrë po aq të madhe që të marrin përgjegjësi për të garantuar fatet e tyre të rrezikuar nga tradhtarët e kombit!

Meta shkruan se në këtë ditë të madhe mirënjohja dhe respekti shkon për të gjithë martirët e luftës për liri, për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Ai shtoi se edhe pse në moshë tepër të re ata sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.

29 Nëntor 2024, 10:29 Nga N.F
80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë/ Meta: Të
Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka uruar 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Meta shkruan se në këtë ditë të madhe mirënjohja dhe respekti shkon për të gjithë martirët e luftës për liri, për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Ai shtoi se edhe pse në moshë tepër të re ata sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.

Meta më tej shtoi se të rinjtë sot kanë një detyrë po aq të madhe dhe historike që të marrin më shumë përgjegjësi dhe angazhim publik për të garantuar fatet e tyre të rrezikuar nga tradhtarët e kombit që shesin kufijtë e Shqipërisë.

Postimi i Ilir Metës;

GËZUAR 80-VJETORIN E ÇLIRIMIT! Në këtë ditë të madhe të historisë sonë, mirënjohja dhe respekti i pakufijshëm shkon për të gjithë martirët e luftës për liri, për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të cilët megjithëse në moshë tepër të re sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.


Sot të rinjtë dhe të rejat, veçanërisht në këto kohë jo të lehta për vendin, kanë një detyrë po aq të madhe dhe historike, sa edhe bashkëmoshatarët e tyre tetë dekada më parë, që të marrin më shumë përgjegjësi dhe angazhim publik për të garantuar fatet e tyre dhe të ardhmen e Atdheut, të rrezikuar nga tradhtarët e kombit që shesin kufijtë e Shqipërisë, që dëshmorët i mbrojtën me gjak, nga grabitqarët e pashpirt të pronës dhe interesit publik, si dhe nga kolonizatorët e rinj të juntës sorosiane që kërkojnë të zhbëjnë vlerat kombetare, familjare dhe të shtetit të së drejtës. LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë/ Meta: Të

ilir meta 80-vjetori i clirimit te shqiperise

Sondazh

Poll