Politike

Hedhja e granatës në komunën e Zveçanit/ Sveçla: Sulmet ndaj institucioneve në veri, shprehje e dëshpërimit të bandave kriminale që kontrollohen nga Beogradi!

Zveçla tha se sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshpërimit të bandave kriminale të cilat kontrollohen nga Beogradi.

29 Nëntor 2024, 11:38 Nga N.F
Hedhja e granatës në komunën e Zveçanit/ Sveçla:
Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit me granata dore të regjistruar pak pas mesnate në komunën e Zveçanit. Zveçla tha se sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshpërimit të bandave kriminale të cilat kontrollohen nga Beogradi.

“Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë”, tha ai.

Më tej Sveçla shtoi se ligji do të funksionojë në çdo cep të Kosovës. Ai thekoi se në këto 4 vite e kanë përsëritur se koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar. Ministri tha se  Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi e ligji do të funksionojnë në çdo cep sikurse liria dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund t’i ndalojë askush përmes frikës e terrorizimit”

“E themi troç atë që kemi përsëritur përgjatë këtyre katër viteve: Koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi e ligji do të funksionojnë në çdo cep sikurse liria dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund t’i ndalojë askush përmes frikës e terrorizimit”, shtoi ai.

Të enjten pak para mesnate është sulmuar me granatë objekti i komunës së Zveçanit. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa është dëmtuar hyrja e objektit të komunës dhe disa makina.

svecla kosove sulmi ne zvecan

Sondazh

Poll