29 Nëntor 2024, 11:54
Nga N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar së fundmi në lidhje me sulmin e regjistruar pak pas mesnatë në komunën e Zveçanti. Kurti në reagimin e tij ka dënuar sulmet që po bëhen ndaj institucioneve në veri ndërsa theksoi se ato kanë qëllim vetëm të mbjellin frikë. Ai shtoi se këto sulme janë shprehje e pafuqisë së disa keqbërësve.
“Keqbërës nuk është që nuk ka, mirëpo strukturat kriminale ose kanë ikur në Serbi, ose janë në burg në Kosovë. Nuk kemi burime të brendshme të destabilitet potencial, që nuk i menaxhojmë, e nuk ia dalim në ballafaqim me ta. Shprehje e pafuqisë së tyre, akte terrorizimi, që kanë qëllim të mbjellin frikë”, u shpreh Kurti.
Ai tha se në Kosovë nuk mund të ketë as individë e as struktura që janë më të fuqishme se sa shteti i pavarur i Kosovës. Sulmin e ka dënuar edhe ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi. Në një reagim të bërë në Facebook, ai ka shkruar se mbrëmë grupe kriminale kanë sulmuar me granatë dore Komunën e Zveçanit.
“Dënoj fuqishëm sulmin kriminal e qyqar ndaj objektit të Komunës së Zveçanit. Komunat e Republikës së Kosovës janë funksionale dhe të gatshme për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të tyre, pa dallim. Sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqënien për të gjithë qytetarët tanë. Republika nuk zmbrapset", shkroi ai.
kurti kosova sulmi ne zvecan
Politike
29 Nëntor 2024, 11:38
N.F
Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit me granata dore të...
Politike
29 Nëntor 2024, 10:26
M.B
Moment nga videoja
TIRANA- Shqipëria përkujton sot 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane. N&eu...
Politike
29 Nëntor 2024, 10:29
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka ...
Politike
29 Nëntor 2024, 10:11
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 80-vjetorin e Çliri...
Politike
29 Nëntor 2024, 09:37
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë bërë nderime sot në varrezat e Dës...
Politike
29 Nëntor 2024, 09:03
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka uruar shqiptarët në 8-vjetorin e çlirimit të vendit. Me anë t&...
Politike
29 Nëntor 2024, 08:40
N.F
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka t...
Politike
29 Nëntor 2024, 08:20
M.B
Monumenti Nëna Shqipëri
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm shqiptarët në ditën e 80-vjetorit...
Politike
28 Nëntor 2024, 21:42
N.F
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde së fundmi në një inter...
Politike
28 Nëntor 2024, 21:18
N.F
Gjokutaj
TIRANË- Avokati, Genc Gjokutaj ka deklaruar se ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha nuk ka më asnjë lloja mase sigurie, duke...