Sport

Carlo Ancelotti: "Kam besim të madh për ndeshjen. Vinicius? Ndoshta me Atalantën"

“Ndeshja mbetet e vështirë, por dy ndeshjet e fundit na kanë dhënë ndjesi të mira. Shpresojmë të vazhdojmë kështu".

27 Nëntor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Carlo Ancelotti: "Kam besim të madh për ndeshjen. Vinicius?

ANGLI - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka bërë disa deklarata nga fusha e Anfield, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it e 5-ta e fazës së parë të Champions League.

"Kam besim të madh, - është shprehur trajneri italian për SkySport, - në një stadium legjendar, ku gjithmonë kemi performuar shkëlqyeshëm. Ndeshja mbetet e vështirë, por dy ndeshjet e fundit na kanë dhënë ndjesi të mira. Shpresojmë të vazhdojmë kështu".

Për cilësitë e Reds, ai shprehet më pas: "Klopp ishte me fat për Liverpool dhe e solli atë në nivele të larta. Kushdo që e zëvendësoi është duke bërë mire, falë ekipit që mundi të ndërtonte. Nuk ka ndryshuar shumë në nivelin e ideve: kolektive, intensiteti dhe cilësia tek individët”.

Së fundi, ka vend edhe për temën e dëmtimeve, më e fundit është ajo që i ndodhi Viniciusit, duke iu referuar veçanërisht polemikave për kalendarin shumë të mbushur:

“E kam thënë shumë herë, ka shumë ndeshje. Dhe këto janë rezultatet. Le të shpresojmë që ai të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur: të shohim nëse do të jetë gati kundër  Atalantës”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Real Madrid C.F. (@realmadrid)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll