Sport

Takimi në Barcelonë për rinovimin e Pedrit: po afrohet firma deri në vitin 2030!...

Për Barçën, Pedri është shumë më tepër se një lojtar: ai është simboli i një projekti fitues.

27 Nëntor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Takimi në Barcelonë për rinovimin e Pedrit: po afrohet firma deri

SPANJE - Lidhja mes Barcelonës dhe Pedrit, duket e destinuar të zgjasë për një kohë të gjatë.

Edhe pse ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare, një drekë mes Decos, drejtorit sportiv të Barçës, dhe Héctor Peris, agjentit të mesfushorit kanarian, përfaqësoi një hap të rëndësishëm përpara në negociatat për rinovimin e kontratës.

Të dyja palët, lexojmë në Mundo Deportivo, thanë se ishin të kënaqur me progresin dhe nënshkrimi tani duket çështje kohe.

Aktualisht, Pedri është nën kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2026, por synohet që të zgjatet marrëveshja edhe për tre ose katër vjet. Diskutimet po shkojnë drejt një afati në vitin 2030, një sinjal i qartë i synimit të Blaugranas për t'u fokusuar në një nga lojtarët kryesorë të saj për të ardhmen.

Përveç kohëzgjatjes, klubi po punon për njohjen e Pedrit me një status pagash që pasqyron vlerën e tij në fushë dhe rolin e tij qendror në ekip.

Negociatat për rinovimin e tij nisën që në prill, por tani duket se janë afër përfundimit. Kohëzgjatja e saktë e kontratës së re ende nuk është përcaktuar, por një rinovim deri në vitin 2030 duket gjithnjë e më i mundshëm. Për Barçën, Pedri është shumë më tepër se një lojtar: ai është simboli i një projekti fitues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll