Sport

Man.City në krizë, Guardiola: "Jemi të brishtë. Barazimi për ne është si një humbje"

“Eshtë një moment në të cilin ne jemi shumë të brishtë, na duhej një fitore edhe për besim”

27 Nëntor 2024, 07:30 Nga DOSJA

Man.City në krizë, Guardiola: "Jemi të brishtë.

ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, foli kështu për Sky Sport në fund të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të barazuar 3-3 kundër Feyenoord:

"Po, sot është si një humbje për ne. Pranuam shumë aksione, pjesa e parë e ndeshjes ishte e mirë, por në fund gjithçka u vështirësua.

Eshtë një moment në të cilin ne jemi më të brishtë, na duhej një fitore edhe për besim, por nuk e di nëse është një mangësi mentale…

Eshtë një pyetje teknike, nuk mund të pësosh dy gola kështu. Ne donim të bënim mirë, por nuk ia dolëm”.

E ke humbur rrugën? "Ne e kemi këtë ndjenjë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll