Sport

Rrezik antisemitik, Lazio pa tifozë ndaj Ajax: "Nuk janë të mirëpritur në Amsterdam"...

“Rreziku i shpërthimeve kriminale të ekstremit të djathtë, antisemitik, racist dhe shqetësimeve të rendit publik është shumë i lartë”

27 Nëntor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Rrezik antisemitik, Lazio pa tifozë ndaj Ajax: "Nuk janë të

HOLANDE - "Tifozët e Lazios nuk janë të mirëpritur në Amsterdam." Me këtë mesazh të lëshuar nga shefi i policisë, kryeprokurori dhe kryebashkiaku i kryeqytetit holandez, tifozëve lacialë u ndalohet udhëtimi për ndeshjen kundër Ajax-it në Ligën e Evropës, e planifikuar për në 12 dhjetor.

Frika më e nxehtë e tifozëve të Lazios janë në sy të autoriteteve holandeze për shkak të mundësisë së demonstratave antisemite, të cilat në Amsterdam do të donin t'i shmangnin duke e zgjidhur problemin në burim.

"Tifozët e Lazios nuk janë të mirëpritur në Amsterdam. Rreziku i shpërthimeve kriminale të ekstremit të djathtë, antisemitë, racist dhe shqetësimeve të rendit publik është shumë i lartë. Disa tifozë të Lazios janë të njohur për simbolizmin fashistë dhe për shqetësimet e rendit publik.

Shembuj të kësaj përfshijnë ‘përshëndetje Hitleri’ dhe  abuzimi me imazhin e Ana Frankut Vitet e fundit, së bashku me ndeshjet jashtë fushe në Holandë dhe vende të tjera evropiane, tifozët e Lacios janë bërë protagonistë të përleshjeve me armë luftarake apo fishekzjarrë”.

Pikërisht në qytetin holandez, mes datave 7 dhe 8 nëntor, ka pasur disa incidente në lidhje me ndeshjen mes Ajax-it dhe Maccabi Tel Aviv-it dhe aq më tepër që nga ai moment prioritet për autoritetet e qytetit është ruajtja e rendit publik. Ajax, megjithatë, nuk ishte i përfshirë në procesin e vendimmarrjes, i cili i takonte të ashtuquajturit trekëndësh të sigurisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll