Sport

VIDEO / Vazhdojnë surprizat në Champions League, Man.City mbetet në krizë, Bayerni i merr 3 pikët PSG-së!

Fitoren më të thellë të mbrëmjes e mori Atalanta, 1-6 në fushë ne Young Boys, ndërsa Arsenali fitoi 1-5 përballë Sportingut.

26 Nëntor 2024, 23:00 Nga DOSJA

VIDEO / Vazhdojnë surprizat në Champions League, Man.City mbetet

GJERMANI - Plot 26 gola në gjashtë ndeshjet e orës 21:00 në Champions League këtë mbrëmje të së shtunës, në të cilat u shënuan goleada, por edhe rezultate të ngushta.

Befasia e madhe ndodhi në Etihad, ku Manchester City po kryesonte 3-0 deri në minutën e 75-të, por e mbylli ndeshjen me Feyenoordin 3-3. Një rezultat që konfirmon krizën e thellë që po kalojnë kampionët e Premier League-s

Bayern i Mynihut mposhti 1-0 PSG-në me gol të Kim Min-Jae në një sfidë të cilën kampionët e Francës e luajtën për shumë minuta me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Dembelesë në minutën e 57-të.

PSG tashmë gjendet në një pozicion mjaft të vështirë në pjesën e poshtme të tabelës. Me rezultatin 1-0 Interi me Leipzigun, falë autogolit të Lukebas në pjesën e parë.  

Barcelona fitoi 3-0 përballë Brestit me dy gola të Lewandowskit dhe finalizimin e Dani Olmos.

Fitoren më të thellë të mbrëmjes e mori Atalanta, 1-6 në fushë ne Young Boys, ndërsa Arsenali fitoi 1-5 përballë Sportingut.

VIDEO / Vazhdojnë surprizat në Champions League, Man.City mbetet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll