Sport

VIDEO / Haaland thyen rekordin e Van Nistelroit, 50 gola në Champions!

Ai është lojtari më i shpejtë në histori që arrin këtë shifër, duke e bërë në vetëm 44 ndeshje, një më pak se rekordi i mëparshëm i mbajtur nga Ruud van Nistelrooy.

26 Nëntor 2024, 22:48 Nga DOSJA
VIDEO / Haaland thyen rekordin e Van Nistelroit, 50 gola në Champions!

ANGLI - Goli i shënuar në minutën e 44-t nga pika e penalltisë, që i dha epërsinë Manchester City-t ndaj Feyenoord-it në ndeshjen e Champions League që po zhvillohet Etihad, është goli i 50-të i realizuar nga Erling Haaland në këtë kompeticion. Ai është lojtari më i shpejtë në histori që arrin këtë shifër, duke e bërë në vetëm 44 ndeshje, një më pak se rekordi i mëparshëm i mbajtur nga Ruud van Nistelrooy.

Haaland, në fakt, nuk ndal me kaq, sepse shënoi një tjetër gol për rezultatin 3-0, në minutën e 53-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll