Sport

Benfica për rinovimin e Di Marias: "Në kohën e duhur gjithçka do të zgjidhet pozitivisht"

“Unë si trajner, Angel si lojtar, dhe klubi si kompani: në kohën e duhur gjithçka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë."

27 Nëntor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Benfica për rinovimin e Di Marias: "Në kohën e duhur

PORTUGALI - Krahas analizave të zakonshme të kundërshtarit të radhës, Monaco në ndeshjen e 5-të të Ligës së Kampionëve 2024/2025, gjatë konferencës për shtyp në prag ndeshjes, trajneri i Benficas, Bruno Lage foli edhe për të ardhmen.

E në veçanti për atë të argjentinasit Angel Di Marias, kampionit të klubit portugez të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit. Dhe duke përdorur një shaka, ai u shpreh:

"A e kërkuan fëmijët e mi rinovimin e Engjëllit (Angel) si dhuratë për Krishtlindje? Ata kërkojnë gjithçka përveç kësaj. Kërkojnë shumë gjëra, veçanërisht një PlayStation... (qesh).

Megjithatë, duke u bërë serioz, ai vazhdoi ne duhet të përgjigjemi, unë si trajner, Angel si lojtar dhe klubi si kompani: në kohën e duhur gjithçka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Lisboa e Benfica (@slbenfica)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll