Sport

“Simeone? Nuk e di si nuk lodheni duke bërë të njëjtat pyetje, mësojeni...”

Presidenti i Atlético Madrid i bezdisur nga pyetjet për të ardhmen e trajnerit që sapo ka zhvilluar 700 ndeshje me ekipin, shprehet: “As trajneri dhe askush tjetër nuk po largohet”

26 Nëntor 2024, 16:53 Nga DOSJA

“Simeone? Nuk e di si nuk lodheni duke bërë të njëjtat

ÇEKI - Trajneri Diego Simeone ka luajtur së fundmi 700 ndeshje në krye të Atlético Madridit. Me kontratë deri në qershor 2027, ai ka arritur 5 fitore radhazi, duke u renditur në vendin e tretë në La Liga, por me një karrierë më pak të mirë në Champions, ndaj dhe presidenti bardhekuq nuk i shpëton pyetjeve për trajnerin.

Simeone vazhdon të kritikohet edhe pas pesë fitoreve radhazi... “Pas fitores së pestë vjen e gjashta dhe më pas e shtata. Ky është stili”,- tha ai me të mbërritur në Pragë, ku skuadra do të përballet me Spartën në Champions League.

Ai nuk i shpëton as pyetjeve për largimin e mundshëm të trajnerit argjentinas nga komanda e skuadrës. “Dyshimet rreth Simeones? Jo e çuditshme, jo e mërzitshme, jo e pakëndshme. Këto janë pyetjet që bëhen gjithmonë, nuk e di si nuk lodheni duke i bërë.

Jemi të kënaqur me trajnerin, kemi një skuadër të shkëlqyer, jemi në tre të parët... Jemi në një situatë shumë të mirë, ndaj nuk e kuptoj pse flitet nëse trajneri do të iki apo do të qëndrojë... Ajo që na intereson është të fitojmë sot. As trajneri nuk largohet dhe askush nuk largohet dhe këtu të gjithë janë të lumtur dhe ajo që duhet të bëjmë është të fitojmë.

Ju djema, herë pas here, kur fitojmë, edhe nëse loja nuk ju pëlqen, ajo që duhet të thoni është se ne fituam dhe fituam shumë mirë, siç bëjnë gazetarët që merren me klube të tjera. Pra, le të shohim nëse edhe ju do të mësoni.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll