Sport

Ditën e Pavarësisë, komuniteti i futbollit e feston në Fier me një ndeshje të veçantë…

Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë po përgatitet për këtë turne, i cili është kthyer tashmë në një traditë për të festuar Ditën e Pavarësisë.

26 Nëntor 2024, 16:52 Nga DOSJA
Ditën e Pavarësisë, komuniteti i futbollit e feston në Fier

TIRANE - Në Fier, më 28 nëntor, do të organizohet një turne i veçantë futbolli me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë turne do të marrin pjesë ekipet e veteranëve nga Liria e Prizrenit, Apolonisë dhe Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë.

Turneu do të mbahet në kompleksin e Apolonisë në Fier dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.

Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë po përgatitet për këtë turne, i cili është kthyer tashmë në një traditë për të festuar Ditën e Pavarësisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll