Politike

“Respektoni Kushtetutën”/ Balliu thirrje policisë: Betejën do e fitojmë bashkarisht  

Gjithashtu Balliu tha se protesta është e ligjshme dhe policia duhet të zbatojë ligjin.

26 Nëntor 2024, 18:22 Nga E. D
“Respektoni Kushtetutën”/ Balliu thirrje policisë:
pamje nga protesta

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Klevis Balliu, i është drejtuar forcave të Policisë duke u thënë që të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën. Gjithashtu Balliu tha se protesta është e ligjshme dhe policia duhet të zbatojë ligjin.

“Ju bëj thirrje respektoni ligjin dhe Kushtetutën. Ju kemi njoftuar sipas ligjit për protestën. Këtë betejë do e fitojmë të gjithë bashkë, ne po respektojmë ligjin dhe Kushtetutën”, tha Balliu. 

Ndërkohë përplasje të ashpra ka pasur mes protestuesve dhe policisë. Gjithashtu policia ka ndërhyrë me autobotin që hedh ujë me presion. Këtu raportohet se ka pasur edhe disa protestues të dëmtuar si pasojë e presionit të ujit.

klevis balliu

Sondazh

Poll