Politike

"Vendosim sistem për ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor!" Rama: Çdo prind mund të ketë akses për të parë fëmijën

Rama shtoi se ky sistem mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor.

26 Nëntor 2024, 13:17 Nga M.B
"Vendosim sistem për ndjekjen në kohë reale me kamera
Edi Rama

TIRANA- Pak ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe pasi u fol për nismën për një diskutim me prindërit për rrjetet sociale TikTok dhe SnapChat kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu kanë nisur konsultimin në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se po e finalizojnë një projekt dhe në fund të dhjetorit do firmosin marrëveshjen për një sistem të ri monitorimi të shkollave me teknologji, dhe një financim që do ta marrin nëpërmjet një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara. Rama shtoi se ky sistem mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor.

“Dua t'ju them vetëm një element me të cilin jemi marrë shumë në periudhën e viteve 2023 dhe 2024, që është elementi i ndërveprimit lidhur me rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla. Kemi 2030 raste të raportuara të cilat janë të raportuara dhe cilësuara. Nga këto në 78 përqind të rasteve është bërë njoftimi i prindërve drejtpërdrejtë. Në 20 përqind të rasteve është bërë njoftimi i policisë dhe në 2 përqind të rasteve, ishin të lidhura me ambulancë. Nëse ka diçka që ky rast i prek të gjithë është qetësia në raport se çfarë ndodh me fëmijën kur prindi e lë në derën e shkollës.

Kemi një projekt që e kemi nisur prej një vit, deri ën fund të dhjetorit do të firmosim edhe marrëveshjen, bëhet fjalë për sistem të ri të monitorimit të shkollave me teknologji dhe financim i konsiderueshëm që do ta marrim përmes një marrëveshjeje me Emiratet e Bashkuara. Sistem i testuar në Emirate me rezultate të jashtëzakonshme që mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor dhe jetës brenda oborrit të shkollës.

Çdo prind, në çdo kohë mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, mësuesin, duke bërë kërkesë pranë shkollës. Po e kombinojmë me një element plus, të vendosjes së një kontrolli digjital të hyrjeve dhe daljeve në shkolla, për çdo lloj mjeti metalik ose telefon, që fëmijët mund të kenë. Ky problem është më i gjerë se sa kaq. Ky problem është shumë përtej policisë. Mbi të gjitha, ky problem është jo vetëm brenda mureve të shtëpisë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll