Politike

Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, përurohet nga Osmani! Ministrja e Jashtme, Gërvalla: Moment historik!

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Përmes një postimi në platformën "X", Gërvalla e konsideron hapjen e ambasadës si një moment historik. 

26 Nëntor 2024, 11:36 Nga ZH.LL
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë,
ambasada

KOLUMBI- Kosova do të hapë sot ambasadën e saj në Bogota të Kolumbisë. Bëhet e ditur se ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ndodhet për një vizitë pune në Kolumbi. 

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Përmes një postimi në platformën "X", Gërvalla e konsideron hapjen e ambasadës si një moment historik. 

Gërvalla thekson se ky është një tjetër hap historik, që mbështet strategjinë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës.

“Sot, një hap historik në Bogota, Kolumbi. Kosova po hap ambasadën e saj në një vend tjetër të rëndësishëm në Amerikën e Jugut. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës”, shkruan Gërvalla në postimin e saj në “X”.

donika gervall ambasada kosova kolumbi vjosa osmani

Sondazh

Poll