Politike

Përdorimi i pronave të ushtrisë për turizëm, Rama zbulon planin për administrimin e tyre: Do të ngrihet një departament i veçantë

Nga Bulqiza, kryeministri ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes po ngre një departament të veçantë për menaxhimin e këtyre pronave. Rama theksoi se kjo do të bëhet pa hequr dorë nga pronësia e shtetit. 

26 Nëntor 2024, 11:21 Nga ZH.LL
Përdorimi i pronave të ushtrisë për turizëm, Rama
Edi Rama

BULQIZË- Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur për përdorimin e pronave të ushtrisë për turizëm, teksa ka zbuluar edhe planin për administrimin e tyre. 

Nga Bulqiza, kryeministri ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes po ngre një departament të veçantë për menaxhimin e këtyre pronave. Rama theksoi se kjo do të bëhet pa hequr dorë nga pronësia e shtetit. 

Më tej, Rama u shpreh se ky departament do të krijojë hapësira për partneritete të natyrave të ndryshme. Kjo sipas kryeministrit, do të shërbejë si një burim të ardhurash për banorët e zonës por edhe për Ministrinë e Mbrojtjes. 

“Po hyjmë në një fazë të re edhe të administrimin e pronave të ushtrisë. Për këtë arsye ministria e Mbrojtjes po ngre një departament të veçantë për menaxhimin këtyre pronave pa hequr dorë nga pronësia e shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, duke krijuar hapësira për partneritete të natyrave të ndryshme, duke i kthyer në çfarëdolloj rruge sipas projekte këto asete të mbetura që trajtohen si vendndodhje ushtarake ku s’ka këmbë ushtari në një burim të ardhurash për banorët e zonës por edhe për Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Rama.

edi rama ministria e mbrojtjes bulqize

Sondazh

Poll