Politike

"Po shkon drejt përfundimit!" Rama flet nga Bulqiza për Rrugën e Arbrit: Tuneli i Murrizit pati një "marrje mësysh"

Megjithatë, gjatë fjalës së tij, Rama dha edhe lajmin e mirë. Kryeministri deklaroi se ky projekt që i ka dhënë mundësinë kësaj zone për të qenë një jatëk i gjelbër i mjedisit, po shkon drejt përfundimit. 

26 Nëntor 2024, 11:10 Nga ZH.LL
"Po shkon drejt përfundimit!" Rama flet nga Bulqiza për
Rama rr.Arbrit

BULQIZË- Kryeministri Edi Rama, teksa ka prezantuar projektin turistik në Bulqizë, ka folur edhe për Rrugën e Arbirt. Mes batutave, Rama tha se tuneli i Murrizit pati një "marrje mësysh", i cili shfaqi disa probleme duke shkaktuar edhe vonesa.

Megjithatë, gjatë fjalës së tij, Rama dha edhe lajmin e mirë. Kryeministri deklaroi se ky projekt që i ka dhënë mundësinë kësaj zone për të qenë një jatëk i gjelbër i mjedisit, po shkon drejt përfundimit. 

“Rruga e Arbrit, që në një farë mënyre, pati dhe një marrje mësysh me atë tunelin e Murrizit dhe nga marrja mësysh rruga do të dalë shumë e fortë. Ai tunel që na shfaqi gjithë ato pengesa, por shkon drejt përfundimit, i ka dhënë zonës mundësinë të përjetohej mundësin për të qenë një jatëk i gjelbër i metropolit. Me përfundimin e tunelit dhe çlirimit të segmentit, Dibra nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa periferia e kryeqytetit të Shqipërisë”, tha Rama.

edi rama rruga e arbrit bulqize tuneli i murrizit

Sondazh

Poll