Aktualitet

EMRI/ Ra në makinerinë e përpunimit të inerteve, ndërron jetë 61-vjeçari në Lezhë

Ndërkohë për ngjarjen është shpallur në kërkim pronari i makinerisë së përpunimit, ndërsa po hetohen shkaqet.

23 Nëntor 2024, 09:37 Nga M.B
EMRI/ Ra në makinerinë e përpunimit të inerteve,
Foto ilustruese

LEZHA- 61-vjeçari Fatmir Haxhiu ka humbur jetën pasi ka rënë në pjesët e makinerisë së përpunimit të inerteve në lumin Mat, duke marrë plagë të rëndat. Bëhet me dije se 61-vjeçare është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë për ngjarjen është shpallur në kërkim pronari i makinerisë së përpunimit, ndërsa po hetohen shkaqet. Gjithashtu policia ka bllokuar aktivitetin e kësaj makinerie të përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat.

lezha

Sondazh

Poll