Aktualitet

Refuzim ndaj Komisionit të Xhafajt? Dumani: Ç'bën politika në të ardhmen me SPAK nuk e parashikoj! Do të vëmë para përgjegjësisë këdo që kapet në shkelje

Dumani tha SPAK-ut iu kërkuan dy prokurorë dhe ata  vendosën unamisht që nuk duhen dërguar. 

22 Nëntor 2024, 22:27 Nga M.B
Refuzim ndaj Komisionit të Xhafajt? Dumani: Ç'bën politika
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot se përgjigja ndaj Komisionit Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj nuk quhet refuzim. I ftuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, Dumani tha SPAK-ut iu kërkuan dy prokurorë dhe ata  vendosën unamisht që nuk duhen dërguar. Ai shtoi se SPAK është i motivuar të zbatojë funksionet e veta me çështje konkrete.

Pjesë nga emisioni:

Pyetje: Pse refuzuat Komisionin Xhafaj?

Altin Dumani: Nuk quhet refuzim. SPAK-ut iu kërkuan dy prokurore. Ne vendosëm unamisht që nuk duhen dërguar. Në mënyrë unanime vendosëm që nuk duhet të dërgojmë prokurorë. SPAK ka paraqitur të gjithë propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore. SPAK raporton rregullisht në KLP e kuvend. Ka bërë të ditura problematikat, sugjeruar zgjidhjet. Përmbushim detyrimet si institucion. Raportojmë çdo muaj në ministrinë e Drejtësisë. S’e ç'bën politika në të ardhmen në raport me SPAK nuk mund ta parashikoj, por deklaroj se ne si institucion jemi të motivuar të zbatojmë funksionet tona me çështje konkrete e vëmë para përgjegjësië penale cilindo që kapet në shkelje të ligjit

altin dumani

Sondazh

Poll