Aktualitet

(FOTO) Detaje të reja nga vrasja në Tropojë/ Autori dhe viktima ishin shokë, po pinin në lokal! Dyshohet për motive të dobëta

Edhe pse ende nuk dihet motivi i konfliktit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një debati mes tyre, ndërsa konsumonin alkool. Ndërsa raportohet se autori dhe viktima ishin shokë prej kohësh dhe ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 

22 Nëntor 2024, 22:20 Nga ZH.LL
(FOTO) Detaje të reja nga vrasja në Tropojë/ Autori dhe viktima
shiriti i policise

TROPOJË- Zbulohen detaje të reja nga ngjarja tragjike në Tropojë mesditën e sotme ku humbi jetën një person. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës. Flordian Mulaj, 35 vjeç goditi me armë zjarri 43-vjeçarin Artur Dauti duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Edhe pse ende nuk dihet motivi i konfliktit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një debati mes tyre, ndërsa konsumonin alkool. Ndërsa raportohet se autori dhe viktima ishin shokë prej kohësh dhe ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta. 

Në një moment ka nisur konflikti mes tyre që ka agravuar deri në përdorimin e armës. 

Ndërkohë, autori ende nuk është gjetur dhe në ndihmë të policisë lokale për kapjen e autorit kanë shkuar edhe Forcat Operacionale si dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë së Shkodrës.

(FOTO) Detaje të reja nga vrasja në Tropojë/ Autori dhe viktima

tropoje ngjarja tragjike vrasje me arme 2 shoket

Sondazh

Poll