Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si parashikohet moti për sot

Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites, ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë.

23 Nëntor 2024, 07:15 Nga M.B
Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites, ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë.

Në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-lindje në lartësinë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në relievet malore në jug në lartësinë mbi 900-1000m reshje dëbore me intensitet të ulët.
Pas orëve të mesditës parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në orët e paradites do të arrijë shpejtësi 13-21m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-6ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 15 °C,

në vendet e ulëta: 0 / 13 °C,

në vendet malore: -3 / 7 °C.

moti

Sondazh

Poll