Aktualitet

Dashuri me ngashërima, përndiqte vajzën e re, i riu kërcënon Piranjat

28 vjeçari ishte kthyer në një ‘stolker’ të pandalshëm, që e përndiqte atë ‘non stop’, pavarësisht se nuk e kishte parë asnjëherë të vetme.

22 Nëntor 2024, 22:34 Nga E. D
Dashuri me ngashërima, përndiqte vajzën e re, i riu
foto nga emisioni

TIRANË- Pak ditë më parë, Piranjat transmetuan konfliktin e një djali të ri dhe një vajze të dy përdorues të Tik Tok-ut. I riu ishte i fiksuar pas vajzës së re e cila i kishte treguar që kishte një bashkëshort në jetën e saj. 28 vjeçari ishte kthyer në një ‘stolker’ të pandalshëm, që e përndiqte atë ‘non stop’, pavarësisht se nuk e kishte parë asnjëherë të vetme. Fiksimi i tij për vajzën arrinte deri aty, saqë një udhëtim i saj bashkë me partnerin, e bënte Indritin të reagonte në formën më emocionale. Duke qarë me ngashërima.

Duke parë këtë situatë aspak normale, vajza vendos ta kontaktojë vetë të panjohurin që po ia bënte jetën ferr, por ajo që dëgjon nga ai, është jo vetëm e pabesueshme, por edhe shumë shqetësuese. Vajza ia bëri të ditur për të disatën herë që nuk ka patur asnjë interes ndaj Indritit, por e gjitha kjo histori ishte një fiksim dhe fantazi e tij. Por kjo telefonatë nuk do të ndryshonte asgjë. Ai do të qëndronte stoik në kërkesën e tij absurde.

Sara nuk arrin ta bindë aspak të heqë dorë, prandaj kërkon të negocjimin e Piranjave  me këtë djalosh të dashuruar marrëzisht pas saj. Pavarësisht se e ka parë asnjëherë, qoftë dhe në një foto të vetme. Pasi gazetarët e Piranjave e telefonuan ai shprehet se nuk është normale që Sara, vajza që ai e përndiqte të ankohet për të. Ai thotë se nuk ka asnjë të metë që e bën sarën të mos dashurohet më të, por nuk e kupton se  në këtë rast është sikur dikush të dashurohet me një vajzë kopertinash, dhe t’i kërkojë llogari pse nuk ia pranon kërkesat.

Sara, ashtu si çdo vajzë tjetër ka të drejtë të mos flasë me ata persona që nuk e lidh asgjë. Në këtë rast me Indritin. Pavarësisht këmbënguljes së vazhdueshme të të riut, gaetarët nuk heqin dorë, me shpresën se do të bindet që e gjithë kjo që po bën është e gabuar. Por këtu Indriti si një tiktoker profesionist, bën një kërkesë të cilën vetëm të fiksuarit pas lajvit e dinë se sa e rëndësishme është për ta. Të qëndrojë në lidhjet live të Sarës me ndjekësit e saj.

E gjitha kjo luftë, për të dëgjuar zerin e një vajze të cilës nuk ia njeh fytyrën. Indriti jo vetëm që nuk u bind , por si një stolker ndaj të cilit duhet treguar tepër kujdes, e kërcënoi Sarën se do ta përndiqte pa marrë parasysh pasojat. Por nuk mbaroi këtu. Sepse jo vetëm që nuk e mbylli me vajzën, por u kthye me kërcënime dhe ndaj Piranjave./PIRANJAT

piranjat

Sondazh

Poll