Aktualitet

Vizita në Brazil/ Dumani: Grupet kriminale shqiptare prezente në shumë shtete të Amerikës Latine, ja si funksionojnë

Ai shtoi se ata janë grupe shumë të organizuar, shumë eficentë dhe dinë të bëjnë tregti.

22 Nëntor 2024, 22:37 Nga M.B
Vizita në Brazil/ Dumani: Grupet kriminale shqiptare prezente në
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot se grupet kriminale shqiptare janë prezente në shumë shtete të Amerikës Latine.  I ftuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, Dumani tha strukturat kriminale shqiptare janë të mbyllura, 10 – 15 – 7 vetë që veprojnë. Ai shtoi se ata janë grupe shumë të organizuar, shumë eficentë dhe dinë të bëjnë tregti.

"Patëm një vizitë të suksesshme. Këtu është ndihma e SHBA-së. Ishte departamenti i drejtësisë që financoi dhe përfaqësues të DEA-s siguruan kontaktet tona me personat kompetentë. U suprizova nga gadishmëria e tyre. Grupet kriminale shqiptare janë prezente në shumë shtete të Amerikës Latine.

Për të qenë dorë e parë për blerjen e kokainës për t‘u kujdesur për rrugën e transportit të kokaiës në Europë. Strukturat kriminale shqiptare janë të mbyllura, 10 – 15 – 7 vetë që veprojnë të mbyllura. Janë grupe shumë të organizuar, shumë eficentë dhe dinë të bëjnë tregti", tha Dumani.

 

spak

Sondazh

Poll