Aktualitet

"Nuk kemi grafik se kë do të hetojmë!" Dumani: SPAK nuk ka agjendë politike se kë do të hetojë

Dumani vuri në dukje se SPAK ka hetuar funksionarë të lartë të politikës, apo dhe të drejtësisë.

22 Nëntor 2024, 21:53 Nga ZH.LL
"Nuk kemi grafik se kë do të hetojmë!" Dumani: SPAK nuk
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur se SPAK-u nuk ka një grafik me persona të profilit të lartë politik për të hetuar. I ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, Dumani theksoi se SPAK është në gjendje të ushtrojë ndjekje penale ndaj çdo personi, pavarësisht pozitës së tij. 

Dumani vuri në dukje se SPAK ka hetuar funksionarë të lartë të politikës, apo dhe të drejtësisë.

“Sa i takon korrupsionit, besoj se SPAK ka demonstruar këto vite se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht pozitës së tij, profilit tij, sado i lartë të jetë, ne po e bëjmë me prova dita-ditës.

Ju e dini se SPAK ka ushtruar ndjekjen penale për funksionarë shumë të lartë, të nivelit të mesëm, të nivelit të ulët, ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, për kryetarë bashkish, ish-kryetarë bashkish, anëtarë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, funksionarë shumë të lartë policie”, shpjegoi Dumani.

Më tej, Dumani theksoi se gjatë viteve të fundit, SPAK ka goditur organizata kriminale që më parë as mendohej të prekeshin.

“Sa i takon krimit të organizuar ka treguar në këto vite se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj grupeve të strukturuara kriminale dhe organizatave kriminale që më parë as që mendohej të prekeshin por sot është realitet”, tha më tej Dumani.

altin dumani spak arrestimet funksionare te larte

Sondazh

Poll