22 Nëntor 2024, 22:09
Nga E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se ai bashkëpunon me agjencitë e SHBA-ve që prej vitit 2003 dhe ka konstatuar se SHBA është e interesuar më shumë për të ndërtuar institucione të shëndosha dhe jo te individët. Dumani i ftuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH shpregoi gjithashtu edhe bashkëpunimin e gjerë dhe ndihmën që kanë dhënë agjencitë amerikane për Strukturën e Posaçme. Po ashtu ai tha se ata kanë kontribuar në rritjen e institucionit në bërjen funksionale të institucionit. Më tej kreu i SPAK shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë prezent që në momentin që është dizajnuar SPAK-u në ligj.
“E kam dëgjuar edhe këtë që mbështetet Altin Dumani. Kam një përvojë shumëvjeçare me agjencitë e SHBA-ve, me OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe FBI që në vitin 2003. Jam zgjedhur anëtar i task-forcës së parë kundër krimit të organizuar që u krijua. Kam konstatuar se SHBA-të janë të interesuara për të ndërtuar institucione të shëndosha demokratike sesa për individë të veçantë. Në këtë përvojë timen shumëvjeçare nuk ka pasur asnjë edhe një rast të vetëm që përfaqësuesit e Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërhyjnë hetimet tona, të drejtojnë apo orientojnë hetimet tona.
SPAK ka një bashkëpunim shumë të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me misionet e OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe me FBI-në. Ata kanë kontribuar në rritjen e institucionit në bërjen funksionale të institucionit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes këtyre misionevë që unë thashë, kanë qenë prezent që në momentin që është dizajnuar SPAK-u në ligj. Më tej kanë qenë prezent në përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë Posaçme, në përzgjedhjen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përzgjedhjen e drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme.
Na kanë mbështetur me trajnime, ne dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Na kanë mbështetur me mjete teknike, me infrastrukturë, me qëllim që të krijohen kushtet për ushtrimin e funksioneve tona. Kemi prezencë të FBI-së në zyrat tona, na është premtuar se edhe DEA do hapë në Tiranë. Ne kemi hetime të përbashkëta me SHBA-në, me FBI-në dhe me DEA-n. Hetime të përbashkëta ku cenohen interesat e dy shteteve tona. Dua t’i falënderoj SHBA-në, përfaqësuesit e OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe FBI për mundësinë që na kanë dhënë që të kemi kontakte me agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Europë por sidomos në Amerikën Latine”, tha Dumani.
altin dumani
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 22:06
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi sot se SPAK-u ka goditur thellë kulturën e pa ndëshkueshmëris&eum...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 22:05
E. D
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, thotë se nuk i ka ndjekur sulmet e panumërta të publikuara në media nga kreu i Partisë D...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:53
ZH.LL
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur se SPAK-u nuk ka një grafik me persona të profilit të lartë...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 22:00
M.B
\
Foto nga emisioni
TIRANA- Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një video nga fëmijët e shkoll&eu...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:58
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani i është përgjigj dhe akuzave të Berishës. I ftuar n&eu...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:55
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi sot se janë hapur hetime brenda Prokurorisë së Posaçme ndaj gjithk...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:44
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha sot se nuk shqetësohet nga retorika politike dhe se e kishte marrë parasysh. I ftuar&nbs...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:47
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka hedhur poshtë akuzat se hetimet kanë axhendë politike. I ftuar në...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:41
E. D
TIRANË- Indrit Picalli, i njohur mes miqve dhe si Eni Picalli, bëhet sërish protagonist disa javë pas denoncimit për të te ...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:30
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranë po zhvillon një operacion masiv në kryeqytet kundër lojërave të fatit.
Kontrol...