Aktualitet

"SPAK ka goditur thellë kulturën e pa ndëshkueshmërisë!" Dumani: Kemi një bilanc ku janë sekuestruar 150 milionë euro asete

Ai shtoi se SPAK deri tani ka dëshmuar se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti, pavarësisht pozitës së tij.

22 Nëntor 2024, 22:06 Nga M.B
"SPAK ka goditur thellë kulturën e pa
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi sot se SPAK-u ka goditur thellë kulturën e pa ndëshkueshmërisë. I ftuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, Dumani tha se përballja me korrupsionin dhe krimin e organizuar ka bërë që të sekuestrohen deri tani 150 milionë euro pasuri të vëna. Ai shtoi se SPAK deri tani ka dëshmuar se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti, pavarësisht pozitës së tij. 

“Tre janë përparësitë e SPAK-ut: lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizimit. Momentalisht jemi fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK deri tani ka dëshmuar se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti, pavarësisht pozitës së tij. Sado iu lartë që ketë qenë apo është ai.

Ne këtë po e bëjmë me prova dita- ditës. Kemi ushtruar hetime në disa nivele të larta, të mesëm, si dhe funksionarë të ndryshëm në nivel lokal dhe qendror. Lidhur me krimin e organizuar, që më parë as mendoheshin se do hetoheshin, kemi një bilanc ku janë sekuestruar 150 milionë euro asete, një shumë kjo e madhe. SPAK-u ka goditur thellë kulturën e pa ndëshkueshmërisë”, tha Dumani.  

spak

Sondazh

Poll