Politike

"Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe!" Rama takimin me shqiptarët në Londër më 24 nëntor: Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!

Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se takimi nis në orën 12:00.

22 Nëntor 2024, 21:22 Nga M.B
"Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe!" Rama
Edi Rama

LONDRA- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të dielën, më 24 nëntor, do të zhvillojë takim me shqiptarët në Londër. Kjo vizitë vjen në kuadër të turit "Krenar për Shqipërinë" dhe pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë vendit. Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se takimi nis në orën 12:00.

“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.

Ky do të jetë takimi i pestë i Ramës me shqiptarët në diasporë në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rama është takuar më parë me shqiptarët që jetojnë në Athinë, në Milano, New York dhe Selanik.

 "Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe!" Rama

edi rama

Sondazh

Poll