Politike

Rezoluta e PPE/ Berisha: Brenda një jave kemi marrë mbështetjen që nuk e kemi pasur kurrë më parë

Më tej ai u shpreh se si një vit më parë propaganda e Edi Ramës, 4 televizionet e tij shtetërore, ditë e natë u frynin brirëve dhe borive të izolimit të opozitës. 

22 Nëntor 2024, 19:50 Nga E. D
Rezoluta e PPE/ Berisha: Brenda një jave kemi marrë mbështetjen
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme duke folur për rezolutën e miratuar nga PPE, u shpreh se Shqipëria nën regjimin e Edi Ramës, mori një ndëshkim Europian. Më tej ai u shpreh se si një vit më parë propaganda e Edi Ramës, 4 televizionet e tij shtetërore, ditë e natë u frynin brirëve dhe borive të izolimit të opozitës. 

"Miqtë e mi! Kujtohuni pak, se si një vit më parë propaganda e Edi Ramës, 4 televizionet e tij shtetërore, ditë e natë u frynin brirëve dhe borive të izolimit të opozitës, por ja ku jemi sot, falë qëndresës së demokratëve, demokrateve, opozitarëve, opozitareve, deputetëve të PD-së, drejtuesve e anëtarëve të saj, sot jemi forca politike me përkrahjen më të madhe.

Mos harroni se në hark kohor një javor u votuan në dy forumet më të mëdha të qendrës së djathtë dhe të djathta, dy rezoluta për Shqipërinë dhe në mbështetje tuaj demokrate e demokratë. Shikoni pra se çfarë mbështetje keni. Kurrë e vërteta nuk humbet, kurrë e vërteta nuk shuhet. Ajo ngadhënjen dhe triumfon, ju e mbrojtët dhe po e mbroni atë. Triumfi është i sigurtë dhe ja ku jemi sot, në një javë një mbështetje që nuk e kemi patur kurrë më parë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll