Politike

Zgjedhjet e vitit 2025/ Mediu: Propozuam datën 4 prill, në maj ka një aktivitet që mund të përdoret nga qeveria

Mediu tha se ka kërkuar gjatë takimit me Presidentin Bajram Begaj që zgjedhjet të mbahen në 4 prill, duke iu referuar faktit se ishin 4 data, dy në prill dhe dy në maj, që mund të propozohej një datë.

22 Nëntor 2024, 17:26 Nga M.B
Zgjedhjet e vitit 2025/ Mediu: Propozuam datën 4 prill, në maj ka
Fatmir Mediu

TIRANA- Kreu i Partisë Rrpublikane Fatmir Mediu teksa ka folur sot për zgjedhjet parlamentare të 2025, tha se shpallja e datës është kompetencë e Presidentit të Republikës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Mediu tha se ka kërkuar gjatë takimit me Presidentin Bajram Begaj që zgjedhjet të mbahen në 4 prill, duke iu referuar faktit se ishin 4 data, dy në prill dhe dy në maj, që mund të propozohej një datë.

Ai shtoi se ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve në 4 prill, për faktin se në maj ka disa aktivitete dhe mos të kishte një përdorim nga ana e qeverisë në funksion të zgjedhjeve.

“Paraprakisht ka pasur një propozim nga ana e socialistëve që zgjedhjet të mbahen në 11 maj, por në datën 9 maj ka një aktivitet që mund të përdoret nga Qeveria. Nëse Presidenti nuk informohet dhe anashkalohet, ky është një tjetër problem i madh”, tha Mediu.

fatmir mediu

Sondazh

Poll