Politike

Rezoluta e PPE/ "Mbështetje totale për PD!" Berisha: Shqipëria sot mori një ndëshkim Europian, si asnjë vend tjetër kandidat, apo që negocion me BE-në

Kryedemokrati shprehet se kjo rezolutë dënon narkoregjimin e Edi Ramës, ku krimi dhe korrupsioni janë në nivelet më të larta. Sipas Berishës miratimi i kësaj rezolute është një ndëshkim europian për Shqipërinë.

22 Nëntor 2024, 19:51 Nga ZH.LL
Rezoluta e PPE/ "Mbështetje totale për PD!" Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha u ndal te rezoluta e PPE-së për Shqipërinë duke e cilësuar si një ngjarje të madhe. Berisha thekson se rezoluta është në mbështetje totale për Partinë Demokratike.

Kryedemokrati shprehet se kjo rezolutë dënon narkoregjimin e Edi Ramës, ku krimi dhe korrupsioni janë në nivelet më të larta. Sipas Berishës miratimi i kësaj rezolute është një ndëshkim europian për Shqipërinë nën regjimin e Edi Ramës.

"Të dashur miq!
Sot përsëri ka një ngjarje të madhe.
Për ju demokratet dhe demokratët, për opozitaret dhe opozitarët, por për mbarë shqiptarët.
Sot asambleja politike e Partive Popullore Europiane, që grupon 83 parti nga 42 vende të kontinentit Europian, miratohet në unanimitet të plotë, një rezolutë që dënon narkoregjimin e Edi Ramës.
Rezoluta shpall botërisht se ky regjim nuk bën zgjedhje të lira.
Se krimi dhe korrupsioni janë më të larta së në majat e Everestit, se kapin nivelet më të larta.
Se opozitës i mohohen hapësira dhe të drejtat kushtetuese.
Se liderët e opozitës, eksponentë të saj persekutohen politikisht në prag të zgjedhjeve.
Se drejtësia damkoset si drejtësi politike dhe jo e pavarur.
Se shprehet mbështetje e plotë dhe totale për Partinë Demokratike.
Institucionet e vendit nuk kanë integritet.
Lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ngjiten në elitën politike dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit.
Ato përdorin ekonominë shqiptare për larjen e parave.
Shikoni pra të dashur miq, ky është nami i zi që Edi Rama i ka nxjerrë Shqipërisë në të 4-anët.
Rezoluta dënon moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Përdorimin e burimeve shtetërore, për qëllime elektorale.
Pra, që sot Shqipëria vetëm një javë pasi narkoshteti shqiptar mori ndëshkim botërore, tani merr një ndëshkim Europian, si asnjë vend tjetër kandidat, apo që negocion me BE-në", tha Berisha.

sali berisha fjalim rezoluta ppe

Sondazh

Poll