Politike

Asambleja e PPE-së rezolutë për Shqipërinë/ "Jep mbështetje për PD!" Noka: Dënon burgosjet politike të udhëheqësisë së opozitës

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Noka thotë se kjo rezolutë dënon burgosjet politike të udhëheqësisë së opozitës. Rezoluta, sipas Nokës, jep mbështetje për PD. Ajo gjykon se krimi dhe korrupsioni janë pengesa për Shqipërinë.

22 Nëntor 2024, 18:40 Nga ZH.LL
Asambleja e PPE-së rezolutë për Shqipërinë/ "Jep
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me miratimin e rezolutës nga Asambleja e PPE-së. 

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Noka thotë se kjo rezolutë dënon burgosjet politike të udhëheqësisë së opozitës. Rezoluta, sipas Nokës, jep mbështetje për PD. Ajo gjykon se krimi dhe korrupsioni janë pengesa për Shqipërinë.

Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (PPE) ka miratuar Rezolutën ku shpreh shqetësimet e saj lidhur me gjendjen aktuale politike në Shqipëri prag zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Postimi i plotë:

"Asambleja Politike e PPE-së rezolutë për Shqipërinë
Rezoluta dënon burgosjet politike të udhëheqësisë së opozitës dhe dështimin e reformës zgjedhore nga shumica në pushtet. Gjykon se krimi dhe korrupsioni janë pengesa për Shqipërinë. Jep mbështetje për #PD.
#EEP ndjek me shqetësim mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë dhe përkeqësimin domethënës të klimës politike nga shumica në pushtet, e cila ka bllokuar funksionimin e institucioneve demokratike."

rezoluta e ppe flamur noka reagimi facebook

Sondazh

Poll