Politike

Rezoluta e PPE/ Bylykbashi: Shprehet shqetësim i thellë për arrestimet politike të liderëve të opozitës

Bylykbashi përmes një postimi në Facebook, shkruan se PPE shpreh shqetësime lidhur me integritetin institucional të vendit, korrupsionin e mungesën e zgjedhjeve të lirë.

22 Nëntor 2024, 17:03 Nga E. D
Rezoluta e PPE/ Bylykbashi: Shprehet shqetësim i thellë për
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka njoftuar miratimin e rezolutës për gjendjen aktuale në Shqipëri, nga Partia Popullore Evropiane. Bylykbashi përmes një postimi në Facebook, shkruan se PPE shpreh shqetësime lidhur me integritetin institucional të vendit, korrupsionin e mungesën e zgjedhjeve të lirë.

Gjithashtu Bylykbashi në postimin e tij shkruan se PPE shpreh shqetësime për arrestimet dhe kufizimet e motivuara politikisht për liderët e opozitës. Sipas tij një tjetër shqetësim i PPE është lidhja e thellë e elitës politike dhe institucioneve ligjzbatuese me krimin e organizuar, që dëmton rëndë shtetin e së drejtës dhe integritetin e institucioneve shtetërore.

“Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) ka miratuar një rezolutë të fuqishme lidhur me situatën aktuale në Shqipëri, e cila pasqyron shqetësime serioze mbi integritetin institucional të vendit. EPP, ndër të tjera, shpreh brengën për korrupsionin endemik dhe për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Partia shpreh gjithashtu shqetësim të thellë për arrestimet dhe kufizimet e motivuara politikisht të liderëve të opozitës, si dhe për ngushtimin e hapësirës për opozitën brenda parlamentit, duke i minuar mundësitë e saj për të mbajtur një rol kontrollues dhe për përkeqësimin e standardeve zgjedhore.

Një tjetër shqetësim i EPP është lidhja e thellë e elitës politike dhe institucioneve ligjzbatuese me krimin e organizuar, që dëmton rëndë shtetin e së drejtës dhe integritetin e institucioneve shtetërore. Duke vlerësuar rolin e Partisë Demokratike në përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, EPP ka njoftuar se do të monitorojë nga afër zhvillimet politike dhe institucionale në vend”, shkruan Bylykbashi.

Rezoluta e PPE/ Bylykbashi: Shprehet shqetësim i thellë për

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll