Politike

Berisha: Kongresi i mbledhur për gjuhën, përfundoi në kongresin e Edvin Kristaq Ramës dhe korbës së korrupsionit

Më tej ai tha se gjuha mund të duket e çuditshme, por armik kryesor historia ka provuar se janë diktatorët. 

22 Nëntor 2024, 19:38 Nga E. D
Berisha: Kongresi i mbledhur për gjuhën, përfundoi në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi sot, 12 vite nën qeverisjen e Edi Ramës. Gjithashtu Berisha u shpreh se Kongresi i mbledhur për gjuhën, përfundoi në kongresin e Edvin Kristaq Ramës dhe korbës së korrupsionit. Më tej ai tha se gjuha mund të duket e çuditshme, por armik kryesor historia ka provuar se janë diktatorët. 

"Miq! Gjuha mund të ju duket e çuditshme, por armik kryesor historia ka provuar se janë diktatorët, të cilët në paranojën, në çmendurinë e tyre, kanë një tipa të përbashkët, pseudopasionin për gjuhën. Kryevrasësi i shekullit, kryeterroristi i shekullit, Josif Stalin do të shkruante veprën për gjuhën; Marksizmi dhe Gjuha. Enver Hoxha do të urdhëronte Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, kongresin e ndëshkimit të gjuhës shqipe, kongres që për urrejtje mizore ndaj 2/3 të popullatës do të përjashtonte tërësisht dialektin e tyre, do të përjashtonte format më vitale të gjuhës.

Do të zhdukte trashëgiminë shekullore të shqipes liturgjike, do e fuste gjuhën në shtratine prokustit.
Por për të shëmbëllyer si pikë uji me paraardhësit e tij, Edi Rama do të mbante fjalën e tij për gjuhën, do të shpallte barbaritë ndaj saj, do të shpallte veten pothuaj kryeautor të fjalorit të gjuhës. Kongresi i mbledhur për gjuhën, përfundoi në kongresin e Edvin Kristaq Ramës dhe korbës së korrupsionit. Nuk ka fyerje më të madhe për gjuhën shqipe se kjo. Zoti e mbrojtë gjuhën tonë nga antishqiptarët, nga kriminelët, nga trafikantët," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll