Aktualitet

"Shkoi në shtëpi dhe mori armën!" Vrasja në Tropojë/ Autori dhe viktima konsumuan alkool në një lokal brenda një fabrike gështenje

Bëhet me dije se të dy kanë qenë duke konsumuar alkool për një kohë të gjatë ditës së sotme në një lokal që shërbente brenda një fabrike gështenje në Tropojë.

22 Nëntor 2024, 15:21 Nga M.B
"Shkoi në shtëpi dhe mori armën!" Vrasja në
Foto ilustruese

TROPOJA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga vrasja me armë zjarri e regjistruar ditën e sotn në Tropojë, ku Floridan Mulaj 35-vjeç qëlloi për vdekje Artur Dautin 43-vjeç. Bëhet me dije se të dy kanë qenë duke konsumuar alkool për një kohë të gjatë ditës së sotme në një lokal që shërbente brenda një fabrike gështenje në Tropojë.

Gjithashtu mësohet se më pas autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin më pas Mulaj ka shkuar në shtëpi e ka marrë armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të viktimës disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

vrasja ne tropoje

Sondazh

Poll