Sport

Gardiani Neuer ka një dëmtim në brinjë, Bayern e ruan për sfidën me Parisin…

Manuel Neuer humbi stërvitjen të enjten dhe është përjashtuar nga përballja me Augsburg, me synim që portierin me përvojë të jetë i gatshëm përpara betejës së Champions League me Paris Saint-Germain.

22 Nëntor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Gardiani Neuer ka një dëmtim në brinjë, Bayern e ruan

GJERMANI - Ekipet rikthehen në aksion pas ndeshjeve të Nations League, por Bayern do ta bëjë këtë mes vështirësish, pasi do të ketë një mungesë të konsiderueshme në ndeshjen e ligës së parë.

Portieri titullar Manuel Neuer, është në një program individual për shkak të një problemi në brinjë dhe nuk mori pjesë në seancën stërvitore të së enjtes, me Vincent Kompany që zbuloi në konferencën e tij për shtyp, se Daniel Peretz do të mbrojë portën e bavarezëve në ndeshjen e Bundesligës kundër Augsburgut të premten.

Por sipas L’Equipe, Neuer është i pasigurt edhe për ndeshjen kundër Parisit të martën e ardhshme (26/11) për ndeshjen e 5-të të Champions League, ku bavarezët i besuan Sven Ulreich-ut në fillim të sezonit, kur Neuer mungonte për shkak të një dëmtimi për dy ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll