Sport

Fenerbahçe i thotë “JO” ofertës 30-milionshe të Al Nassr për algjerianin En-Nesirin

Fenerbahce mori një ofertë shumë joshëse nga Al Nassr për Youssef En-Nesirin, por klubi turk vendosi ta refuzojë, duke pasur parasysh se do të jetë e vështirë të gjejë një zëvendësues të barabartë për sulmuesin algjerian në mes të sezonit.

22 Nëntor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Fenerbahçe i thotë “JO” ofertës 30-milionshe

ARABIA SAUDITE - Me të ardhmen e Cristiano Ronaldos te Al Nassr aktualisht të pasigurt, klubi saudit nuk po rri duarkryq, por po shikon gjithashtu për zëvendësuesit e mundshëm, nëse ylli portugez do të kërkojë të largohet në përfundim të sezonit.

Njëri prej tyre është Youssef En-Nesiri, me gazetarin turk Yagiz Sabuncuoglu, i cili ka zbuluar se sauditët nuk trokitën vetëm në derën e Fenerbahçes, por e bënë këtë në një mënyrë mbresëlënëse, duke ofruar shumën prej 30 milionë euro plus bonuse. Ai shtoi se oferta e pare e sauditëve është refuzuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll