Sport

Besiktas i ka sytë te playmakeri italian Jorginho i Arsenalit, në merkaton e janarit...

Jorginho pritej të largohej nga Arsenali në fund të sezonit, por sipas raportimeve turke ai ka të ngjarë të largohet më herët për t'iu bashkuar Besiktas.

22 Nëntor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Besiktas i ka sytë te playmakeri italian Jorginho i Arsenalit, në

TURQI - Jorginho mund të veshë fanelën e Besiktas nga janari, me skuadrën e Ciro Immobile që duket e gatshme të lëvizë për blerjen e tij.

Kontrata e mesfushorit të Arsenalit është në fund të sezonit, megjithatë, sipas raportimeve të fundit nga Turqia, Besiktas dëshiron ta përshpejtojë këtë lëvizje, me synimin për ta nënshkruar atë për një tarifë të vogël në këtë afat kalimtar.

Jorginho, i cili mbush 33 vjeç muajin e ardhshëm, ka luftuar kryesisht për të marrë minuta të mjaftueshme nga Mikel Arteta, duke bërë vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat për “Topçinjtë”.

Ish-lojtari i Chelseat nuk është i kënaqur me mënyrën se si është zhvilluar prania e tij në Londër dhe nuk do ta përjashtonte mundësinë e largimit, nëse do të shfaqej një ofertë e kënaqshme.

Madje raportohet se të njëjtin mendim ka edhe Arsenali, pasi kontrata e italianit konsiderohet shumë e lartë, aq më tepër nëse merret parasysh kontributi i tij aktual në konkurrencë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll