Sport

Guardiola më në fund rinovon me Manchester City!

Deri tani Guardiola ka fituar 18 trofe me City-n ku përfshihen ndër të tjerë gjashtë tituj kampion dhe një Champions!

22 Nëntor 2024, 00:46 Nga DOSJA
Guardiola më në fund rinovon me Manchester City!

ANGLI - Pep Guardiola ka rinovuar kontratën me Manchester City. Trajneri spanjoll do të vazhdojë me “Qytetarët” deri në vitin 2027, ndërsa kontrata e mëparshme i përfundonte në fundin e sezonit.

Ishte vera e vitit 2016, kur u afrua te City. Kështu në përfundim të kontratës, do të jetë mbi 1 dekadë në krye të klubit më të suksesshëm në Angli, pikërisht përgjatë kësaj kohe.

Deri tani Guardiola ka fituar 18 trofe me City-n ku përfshihen ndër të tjerë gjashtë tituj kampion dhe një Champions.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll