Sport

Pas debutimit me Milanin, portieri shqiptar sërish në formacion në Serinë A!

Alen Sherri mund të jetë sërish titullar, sipas asaj që raportohet nga jashtë Shqipërisë. Trajneri David Nikola do i besonte kështu gardianit shqiptar, sfidën delikate ku luajnë dy skuadra me pikë të barabarta.

22 Nëntor 2024, 01:02 Nga DOSJA
Pas debutimit me Milanin, portieri shqiptar sërish në formacion

ITALI - Alen Sherri debutoi në Seria A kundër Milanit, sfida e 9 nëntorit që Kaljari e barazoi 3-3. Pas atij takimi pasoi Liga e Kombeve ku Sherri u grumbullua nga Kombëtarja shqiptare. Sfida e radhës për Kaljarin luhet në transfertën e Xhenoas. Një ndeshje delikate, që zhvillohet ditën e diel prej orës 12:30.

Alen Sherri mund të jetë sërish titullar, sipas asaj që raportohet nga jashtë Shqipërisë. Trajneri David Nikola do i besonte kështu gardianit shqiptar, sfidën delikate ku luajnë dy skuadra me pikë të barabarta. Kaljari dhe Xhenoa ndodhen respektivisht në vendin e 16 dhe 17 të Seria A.

Formacioni i mundshëm:

Kaljari: Sherri; Zapa, Palomino, Luperto, Auxhelo; Makumbu, Deiola; Zortea, Viola, Luvumbo; Pikoli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll