Sport

Edhe pse i rikuperuar, Broja mbetet jashtë, Evertoni nuk do të rrezikojë!

Fillimisht u mendua se tekniku i Evertonit do ta grumbullonte sulmuesin për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Brentford, por duket se drejtuesit e klubit nuk duan të rrezikojnë, prandaj 23-vjeçari do të aktivizohet me skuadrën U21, që luan të hënën.

22 Nëntor 2024, 01:06 Nga DOSJA
Edhe pse i rikuperuar, Broja mbetet jashtë, Evertoni nuk do të

ANGLI - Më në fund lajme të mira për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar ka lënë pas krahëve dëmtimin në tendinën e Akilit dhe ka nisur të stërvitet me shokët e skuadrës.

Fillimisht u mendua se tekniku i Evertonit do ta grumbullonte sulmuesin për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Brentford, por duket se drejtuesit e klubit nuk duan të rrezikojnë, prandaj 23-vjeçari do të aktivizohet me skuadrën U21, që luan të hënën.

23-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon me Evertonin, klub ku u huazua nga Çelsi gjatë merkatos së verës, por tashmë rikthimi në fushë është më pranë se kurrë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll