Sport

"Premier League përfiton shumë nga qëndrimi i Guardiola te Manchester City, ai gjithmonë sjell diçka të re në futboll"...

Trajneri i Brighton, Fabian Hirscheler, ka pohuar se qëndrimi i Pep Guardiolës në Manchester City do të jetë i dobishëm për Premier League.

22 Nëntor 2024, 07:30 Nga DOSJA

"Premier League përfiton shumë nga qëndrimi i Guardiola te

ANGLI - Në favor të qëndrimit të Pep Guardiolës te Manchester City, është trajneri i Brighton, Fabian Hirtscheler. Trajneri i ‘Pulëbardhave’ pretendoi se katalanasi mund të kontribuojë me idetë e tij në Premier League, si dhe të forcojë elementin e konkurrencës për ligën më të lartë.

Detajisht deklaratat e teknikut 31-vjeçar: "Qëndrimi i Guardiola do të jetë gjëja më e mirë që mund të ndodhë në Premier League, sepse në fund të fundit ai është një nga trajnerët më të mirë në botë. Me idetë e tij, ai gjithmonë sjell diçka të re në skenën e futbollit dhe është gjithmonë një sfidë për të konkurrojnë me të.

Ai gjithmonë përshtatet shpejt, ka gjithmonë ide të reja dhe gjithmon kërkon ta fitojë ndeshjen. Unë jam shumë i lumtur nëse kontrata e tij me City do të vazhdojë, sepse ne mund të mësojmë prej tij dhe të konkurrosh me të është një përvojë e madhe”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll