Aktualitet

KED i dërgon Kuvendit listën e kandidatëve për Inspektor i Lartë i Drejtësisë: Artur Metani i pari

26 Dhjetor 2019, 16:09 Nga DOSJA
KED i dërgon Kuvendit listën e kandidatëve për Inspektor i

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 26.12.2019, në zbatim të pikës 4 të nenit 147/d dhe pikës 1 të nenit 149/d të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 199, shkronjës “ë” të pikës 2 të nenit 201, nenit 217, të pikës 5 të nenit 229dhe nenit 239 të ligjit nr. 115/2016“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” , i ka përcjellë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të ushtruar kompetencën e zgjedhjes së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë brenda 30 ditëve nga dorëzimi i akteve:

Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të Lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë,

Raportin e Arsyetuar për Renditjen e Kandidatëve të Lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë,

si edhe aktet përkatëse të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi gjatë procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Lista përfundimtare e renditjes: Artur Metani 89.6 Pikë, Sokol Stojani 89 Pikë Joana Asimi Sorraj 82.2 Pikë, Eris Hysi 78.3 Pikë dhe Lindita Troja 63.4 Pikë

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet inspektorati i larte i drejtesise ked i dergon listen kuvendit keshilli i emerimeve ne drejtesi inspektorati i larte i drejtesise ked i dergon listen kuvendit keshilli i emerimeve ne drejtesi

Sondazh

Poll